Paralajmëron Facebook: Vendosni foton tuaj, ose u mbyllet llogaria
- rilindjashqiptare
- Dec 4, 2017
- 1 min read

Facebook kërkon që përdoruesit e tij të ngarkojnë një foto të qartë të fytyrës së tyre pasi përndryshe paralajmëron mbylljen e llogarisë.
Kjo bëhet për shkak të sigurisë dhe të verifikimit të llogarisë së Facebook.
Sistemi i ri kërkon që përdoruesit të ngarkojnë një fotografi të vetes që tregon qartë fytyrën e tyre, për të provuar se janë ata në të vërtet pas adresës së tyre duke shmangur kështu adresat false.
Testi i fotos ka për qëllim të ndihmojë Facebook “të kapë aktivitetin e dyshimtë në pika të ndryshme të ndërveprimit në vend”.

Comments