top of page
123.jpg

Tatuazhi i pacientit thoshte “Mos më ringjallni”, por ja çfarë bënë mjekët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 5, 2017
  • 1 min read

Një burrë nga Miami u fut kujdes shtesë për t’u siguruar që trajtimi mjekësor i tij në fund të jetës të shkoi sipas dëshirave të tij: Ai kishte fjalët “mos më ringjall” të shkruara në gjoksin e tij.

Fjala “jo” në tatuazhin e tij ishte nënvizuar qartazi. Ai tatuazh funksionoj, në një farë mënyre. Mashkulli, i pa identifikuar, 70 vjeç, kishte një histori të sëmundjeve të mushkërive, problemeve të zemrës dhe diabetit, kur ai u pranua në Spitalin Memorial të Jackson këtë vit. Ai ishte i pavetëdijshëm dhe nuk kishte ndonjë identifikim. Niveli i alkoolit në gjak ishte i lartë.

Sipas një letre të botuar në The New England Journal of Medicine të enjten, mjekët administruan disa trajtime, por mashkulli, i pa identifikuar, kurrë nuk u bë mjaft i përgjegjshëm për të folur në lidhje me këtë. Dhe ndërkohë që mesazhi i tatuazhit ishte i qartë, mjekët nuk kishin asnjë mënyrë për ta kuptuar se ai ishte mesazh impulsiv.

Pra, ata u konsultuan me një ekspert të etikës, Kenneth W. Goodman, i cili i këshilloi ata që të nderonin dëshirat e dukshme të njeriut.

Mjekët u ndalën të administronin format më invazive të trajtimit jetësor dhe shëndeti i njeriut u përkeqësua derisa vdiq.

Dr. Goodman, drejtor i Institutit për Bioetikën dhe Politikën Shëndetësore në Universitetin e Miami-s, tha që tatuazhi dukej shumë i qëllimshëm.

Nancy Berlinger, një ekspert tjetër i etikës për kujdesin shëndetësor dhe studiues në Qendrën Hastings, tha se mjekët bënë mirë që u konsultuan me një ekspert dhe i nderuan dëshirat e pacientit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page