Befasojnë meteorologët: Ja si do të jetë ky dimër që po vjen
- rilindjashqiptare
- Dec 7, 2017
- 1 min read

Dimër i ngrohtë me temperatura mbimesatare dhe reshje në kuadër të mesatares shumëvjeçare parashikojnë meteorologët për dimrin vijues.
Sinoptikanët kanë bërë një parashikim paraprak dhe rezulton se ky dimër nuk do të jetë tipik i tillë. Thënë më thjeshtë do të kalojmë një dimër të ngrohtë, pasi edhe ditë ekstreme të ftohta do të zgjasin shumë pak.
Në lidhje me dëborën ajo nuk do të mungojë në zonat malore. Ajo që nuk ka siguri absolute është se këtë vit kryeqyteti nuk dihet ende në do të zbardhet si një vit më parë.
Më ftohtë pritet në gjysmën e dytë të janarit.
コメント