top of page
123.jpg

Femra: Kjo ngjyrë i ‘tërbon’ meshkujt!

  • Dec 10, 2017
  • 1 min read

Studimet shkencore vërtetojnë atë që kemi kohë që e mendojmë: meshkujt tërbohen nga ngjyra e kuqe. Jo më kot thonë: “ E kuqja tërbon dhe demin”!

Një studim anglez thotë meshkujt tërhiqen më shumë nga një femër të veshur me të kuqe, ose me buzë të kuqe.

Ngjyra e kuqe ka frekuencën më të vogël dhe rrjedhimisht gjatësinë e valës më të madhe, është ngjyra e parë që dallohet nga fëmijët. Emri i ngjyrës së kuqe ‘rubens’ vjen nga latinishtja dhe kuptimi ishte: me ngjyrë, i ngjyrosur.

Është ngjyra e dashurisë, pasionit, gjakut, obsesionit, i jetës por është dhe ngjyra e vdekjes, e agresivitetit, rrezikut dhe dhunës.

Mendojmë ngjyrën e kuqe dhe e lidhim trëndafilat e kuq, me dashurinë dhe pasionin. Por e kuqja është dhe simboli luftës. Planeti Mars në greqinë e lashtë ishte simboli i luftës, dhe Marsi quhet ndryshe ‘planeti i kuq’.

E kuqja është ngjyra që ka më shumë kuptime nga të gjitha, ndoshta ndaj dhe është tërheqëse sepse është kontradiktore, është ngjyra e zjarrit dhe e të ndaluarës ndaj i tërbon dhe meshkujt.

Pas gjithë këtyre informacioneve, qëndron fakti që atyre u pëlqejnë nuancat e të kuqes ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veç se ta provojmë.

Zgjidhni të kuqen e duhur për të takuar mashkullin tuaj! Më poshtë sugjerimet tona.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page