top of page
123.jpg

Kafja ulë rrezikun e infarkteve në zemër

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 11, 2017
  • 1 min read

Çdokush mund të reduktojë rrezikun e sulmeve në zemër apo infarktit thjesht duke pirë dhe një filxhasn kafe më shumë në ditë, sipas një studimi të ri.

Studimi thotë se me çdo filxhan kafe, pija ul rrezikun e sulmeve në zemër me 8 për qind, dhe infarktin me 7 për qind.

Thjesht duke pirë dhe një kafe më shumë në ditë mjafton të reduktojë rrezikun dhe studimi i publikuar nga American Heart Association thotë se nuk ka një kufi sa duhet të konsumoni.

Ky studim i bashkohet provave të tjera se pija ka përfitime të mira shëndetësore, dhe lufton disa lloje kancerësh, lehtëson dhimbjet e kokës, ndihmon në rënien në peshë dhe jetoni më gjatë.

Disa fakte të studimit:

Tre kafe në ditë ndihmojnë të jetoni më gjatë

Katër kafe në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gojës

Studimi tregon se ata që pijnë një kafe një orëe para stërvitjes, ushtrohen më gjatë.

Kafja të ndihmon të humbësh peshë, pasi përmban disa substanca që ndikojnë ne metabolizëm.

Është një ilaç kundër dhimbjeve, sidomos ekspresi

Ndihmon me dhimbjen e kokës. Kombinim i aspirinës me kafeinë është më mirë se vetëm aspirinë. Kafja të ndihmon në parandalimin e kancerit të mëlçisë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page