top of page
123.jpg

Si u bë durrsaku koleksionist i makinave të Udhëheqjes, mjeti që përdorte Nexhmia...(Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 10, 2017
  • 1 min read

Kur ishte fëmijë, në qytetin e tij të Durrësit, i shihte me admirim makinat e udhëheqjes që rreshtoheshin para Vollgës.

Nuk mund t’u afrohej pasi nuk lejohej nga shoqëruesit dhe as nga shoferët, që i mbanin të pastra dhe përkujdeseshin që të shkëlqenin gjatë gjithë kohës.

Ndoshta aty lindi dëshira e parë për to, që më pas u kthye në hobi.

30 vjet më vonë Klodjan Kapiti është pronar i disa makinave të tilla, që kanë historinë e tij të fëmijërisë, por dhe shumë histori të Shqipërisë. Më “e çmuara” ndër to është një ‘Volvo 164’, prodhim i vitit 1964, që ishte në përdorim nga gruaja e Hoxhës, Nexhmija.

E njëjta makinë i është vënë në dispozicion edhe Nënë Terezës, kur vizitoi Shqipërinë në vitin 1989.

Për më shumë ndiqni video-reportazhin e Geri Emirit dhe Sami Currit./politiko


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page