top of page
123.jpg

Të mirat e fistikëve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 11, 2017
  • 1 min read

Kanë një përdorim të gjerë si fruta të thata por edhe në ëmbëlsira dhe akullore. Flasim për fistikët, një ushqim i pasur me acide yndyrore mike të zemrës, proteina, kalium, vitaminë K dhe E, dhe me ngjyrën e vetë të jashtëzakonshme jeshile dhe lejla, është sintezë perfekte mes karotenoidëve, antioksidantëve të çmuar dhe flavonoidë, antinflamator aleat i mirëqenies.

Fistiku, i kultivuar që në periudhën prehistorike, ka origjinën nga Lindja e Mesme, sidomos në Persi. Pema e tij nuk është shumë e lartë, rreth 6 metra, por ka jetëgjatësi, sa mund të shkojë deri në 300 vjet, duke u rritur shumë ngadalë dhe duke patur fruta me cikël dyvjeçar.

Mik i dietës Fistikët ndihmojnë në kontrollin e peshës trupore falë efektit të tyre ngopës, përveçse ka mjaft fibra, që e bëjnë më të ngadaltë tretjen.

Bye bye plakjes Kanë efekt antinflamantor, pasi mbajën proanotocidine, një familje antioksidantësh të pranishëm edhe tek farat e rushit, vera e kuqe, transmeton Top Channel.

Lamtumirë kolesterol Fistikët ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në shëndetin e zemrës. Disa studime thonë se konsumi i rregullt ditor i rreth 30 gram fistikëve, redukton kolesterolin total me 10.1 për qind duke përmirësuar funksionimin e indeve që mbulojnë sipërfaqen e brendshme të zemrës, venave të gjakut dhe limfatike.

Nuk ka më glicemi të lartë Konsumi i rregullt dhe i gjatë i fistikëve duket i dobishëm në trajtimin e pacientëve të prekur nga diabeti i tipit 2, falë efektit hipoglicemik dhe reduktimit të nivelit të insulinës.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page