Të shtunën me shi, nga e diela ftohtë dhe me borë kohëpaskohe
- rilindjashqiptare
- Dec 15, 2017
- 1 min read

Fusha ciklonike që po shtrihen mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian, nga Skandinavia deri mbi Itali, nga sot dhe ditëve të fundjavës do të fillojnë të shtrihen edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin mot kryesisht me vransira dhe të reshura, së pari shiu, e me depërtimin e rrymave të ftohta arktike, nga dita e diel, mot të ftohtë dhe me borë.
Sot, më vonë pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Të shtunën do të mbajë mot i butë, por me erë, vransira dhe intervale me diell, e kohëpaskohe priten edhe reshje shiu. Ndërkaq, ditën e diel do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.
Në fillim të javës së ardhshme, fusha anticiklonike pritet të fuqizohen mbi rajon, por të ftohtit e Arktikut do të vazhdoj të shtrihet tutje, duke kushtëzuar mot të ftohtë, me vransira dhe intervale me diell, e kohëpaskohe priten edhe mundësi për reshje të dobëta bore.
Temperaturat e ajrit të shtunën do të mbesin mbi vlera mesatare, me minimale prej 5C, e maksimale deri në 12C. Nga dita e diel dhe fillim të javës së ardhshme, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, me minimale që do të zbresin në 0C deri -5C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga +1C deri +3C.
Të shtunën do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-15m/s, e nga dita e diel do të fryejë erë mesatare verilindore 2-8m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres thellë nën vlera normale, e nga dita e hënë do të shënojë rritje të lartë mbi këto vlera.

Comentários