top of page
123.jpg

Çfarë ndodh me trupin nëse hani katër thelpinj hudhra në ditë?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 15, 2017
  • 1 min read

Ideja e të ngrënit hudhra mund të mos ju entuziasmojë aspak, sidomos kur sillni ndërmend aromën e tyre karakteristike.

Por, kur bëhet fjalë për shëndetin, duhet të merrni parasysh gjithçka, si për shembull të hani katër hudhra në ditë të cilat kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në organizmin e njeriut.

Së pari duhet të dini që hudhra përmban substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike.

Por çfarë ndodh me organizmin tuaj nëse hani katër thelpinj hudhër në ditë?

Çtoksikon trupin

Hudhra përmban suqfur, një element shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të çtoksikohet nga helmet dhe metalet e rënda.

Përmirëson shëndetin e kockave

Konsumi i katër thelpinj hudhrave është i këshillueshëm sidomos për femrat në menopauzë që kanë kocka të dobëta, shkruan Living.al.

Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak

Një ndër mënyrat më natyrale për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe penguar oksidimin e venave është të konsumoni 4 thlepinj hudhra në ditë. Hudhra parandalon gjithashtu sëmundjet kardiovaskulare si dhe tensionin e lartë të gjakut.

Lufton virozat e stinës

Ndryshimet e temperaturës së ditëve të fundit kanë shtuar ndjeshëm rastet me viroza dhe grip. Nëse jeni edhe ju një ndër të prekurit mos hezitoni të hani katër thelpinj hudhra në ditë, ose t’i zieni e t’i pini në formë çaji.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page