top of page
123.jpg

MOTI/ Java pritet të jetë shumë ftohtë, ulje drastike e temperaturave

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 19, 2017
  • 1 min read

Po vijnë ditë të akullta, në fillim të javës kohëpaskohe me borë

Sot do të mbajë mot kryesisht me vransira, vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.

Nga dita e mërkurë do të ketë intervale më të gjata me diell, por që temperaturat do të jenë nën 0C gjatë tërë ditës, që në meteorologji njihen edhe si ditë të akullta.

Të premten vransirat do të fillojnë të shtohen, e në mbrëmje vonë priten edhe mundësi për reshje bore. Sipas tendencave të fundit, në fundjavë një tjetër depërtim i masave të ftohta polare nga verilindja, ka gjasa të sjellë sërish mot të ftohtë dhe reshje bore.

Temperaturat e ajrit në këtë javë do të pësojnë rënie të thellë nën vlera mesatare, me minimale që do të luhaten nga -9C deri -3C, e maksimale nga -1C deri në +2C.

Era do të fryejë mesatarie, kryesisht nga krahu verior 3-8m/s. Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page