top of page
123.jpg

Ëmbëlsirë me tre veprime: Çokollatë e cila nuk mund të refuzohet!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 23, 2017
  • 1 min read

Ëmbëlsirë ideale për kënaqje me kafe shtëpiake dhe ngrohtësi të këndshme.

Përbërësit:

200 g çokollatë të zezë, 250 g margarinë apo gjalpë, 6 vezë, 3 lugë kakao, 500 ml qumësht, 5 lugë sheqer, Miell misri, 1 lugë kafe instant, Krem.

Për fill:

Në 500 ml qumësht zieni 3 vezë, sheqerin dhe miellin e misrit. Kur të bëhet puding qitni një lugë kafe instant dhe përzieni mirë.

Përgatitja:

1. Në avull shkrini çokollatën e zezë dhe margarinën, pastaj shtoni 3 të verdhë të vezës duke i zier ngadalë.

2. Në një enë të ndarë tundni 3 të bardhë të vezëve dhe përzieni me këtë tretje. Përzierjes shtoni kakaon.

3. Të gjitha qitni në kallëp torte dhe piqeni në 200 gradë celsius rreth 30 minuta.

4. Në një enë të veçantë tundni shkumën e kremit dhe shtojani fillit. Fillin qiteni në pandispanjë (lloj ushqimi nga mielli, sheqeri dhe vezët) dhe sipër qitni kakaon për ta dekoruar.

Këshillë shtesë:

Pa marrë parasysh se çfarë problemesh ju mundojnë, gatimi i kësaj ëmbëlsire të thjeshtë dhe degustimi i saj me kafe do t’jua përmirësojë ditën, transmeton Telegrafi.


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page