Nisin shakatë me Kryeministrin Haradinaj, apelohet tek qytetarët që t’i dhurojnë atij këmishë e krav
- Dec 24, 2017
- 1 min read

Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë në një intervistë në RTK ka arsyetuar rritjen e pagës për veten dhe stafin e tij qeveritar.
Ai madje ka bërë edhe një arsyetim qesharak për dyfishimin e pagës së tij, prej 1550 në 2950 euro.
“1300 euro për mua k mjaftojnë, po mos t’i kisha të hyrat tjera që i kam, ta zëmë qiranë…unë obligohna një kravatë, unë s’muj tash gjithqysh me dalë, obligohna një këmishë. Duhna me qenë në nivel të përgjegjësisë”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.
Pas kësaj deklarate, nëpër internet po qarkullojnë edhe shakatë me Kryeministrin Haradinaj. Në një njoftim të krijuar bëhet ‘’apel për ndihmë’’ që të martën prej orës 12:00, kushdo që ka një kravatë apo këmishë, t’ia dhurojë kryeministrit para Qeverisë./Periskopi/

Comments