top of page
123.jpg

Arsyet se pse nuk duhet t’i hiqni frutat nga dieta juaj

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 28, 2017
  • 1 min read

Ushqimet e ëmbla kontribuojnë seriozisht në shtimin e peshës, por bashkë me ushqimet e ëmbla që nuk rekomandohen, shpesh shtohen edhe frutat.

Shumë studime poashtu kanë vërtetuar se frutat duhet të mënjanohen nga dieta juaj ushqimore bashkë me ëmbëlsirat.

Por nutricionistët amerikanë kanë vënë në pikëpyetje arsyet se pse nuk duhet t’i largoni frutat nga regjimi juaj ushqimor, transmeton Klan Kosova.

Është gabim të besohet se portokajt, luleshtrydhet, pjeshkat janë më të dëmshme se sa perimet sepse janë të ëmbla.

Kjo sepse frutat shpesh konsiderohen si dezerte të ëmbla derisa perimet si gjellë.

Frutat nuk përmbajnë vetëm sheqer – kanë edhe fibra dhe lëngje.

Prandaj, konsumimi i tyre shuan etjen dhe urinë. Fibrat mbushin stomakun tuaj dhe ulin oreksin.

Frutat janë antioksidnatët më të mirë.

Frutat janë gjithashtu “lider” i padiskutueshëm në luftën kundër radikalëve të lirë, duke fituar kështu një përfitim tjetër të padiskutueshëm për shëndetin.

Poashtu, frutat ndihmojnë edhe kundër rrudhave dhe plakjes. Studimet e fundit tregojnë se si meshkujt ashtu edhe gratë që konsumojnë më shumë fruta, duken më të rinj.

Frutat janë një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Është e rëndësihme që të konsumojmë shumë fruta, sepse përmbajnë shumë vitamina dhe minerale.

Frutat e freskëta poashtu na ndihmojnë që të jemi të shëndetshëm, të humbasim peshë dhe të jemi në disponim të mirë.

Poashtu, ndihmojnë që njerëzit të duken më të rinj. Frutat i japin një shkëlqim lëkurës, prandaj nuk është sekret që pothuajse secili produkt i bukurisë bazohet në fruta.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page