top of page
123.jpg

Ja sa herë në javë është e këshillueshme t’i lani bebet tuaja

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 28, 2017
  • 1 min read

Larja e fëmijës është një procedurë tepër e vështirë e cila i mësohet fëmijëve që në vegjëli. Që kur janë të vegjël për shkak se fëmijët prekin shumë gjëra duke luajtur dhe djersitin shpesh, nënat e reja kanë për zakon që ta lajnë bebin pothuajse çdo ditë.

Por a është e rekomandueshme një gjë e tillë? Çfarë thonë ekspertët për larjen e bebeve?

Një studim ka vërtetuar se në fakt fëmijët nuk duhet të lahen ditë për ditë dhe kjo për shkak se larja mund të dëmtojë lëkurën e tyre si dhe të jetë shkaktare për shfaqjen e alergjive.

Sipas tyre gjatë fëmijërisë mikrobet që fëmijët marrin nga ambienti që i rrethon e bëjnë më të fortë sistemin e tyre imunitar. Ata shtojën se nëse e lani shpesh fëmijën tuaj ai do bëhet më i ekspozuar ndaj alergjive, si dhe uji i tepërt shkakton tharje te lëkurës që çon deri në shfaqjen e dermatitit atopic.

E gjithë kjo shkaktohet nga dëmtimi i shtresës së jashtme të lëkurës që ka për funksion të mbrojë organizmin tonë nga futja e dellit ose të ftohtit.

Ekspertët tregojnë se është mirë që fëmijën ta lani çdo 3 ditë pra pothuajse 2 herë në javë në mënyrë të tillë shmanget përdorimi i tepërt i sapunit ose shampos të cila dëmtojnë lëkurën. Por përjashtim nga kjo bëjnë këmbët, duart dhe zona e bebelinës që rekomandohen të pastrohen tre herë në ditë ndërsa në verë aq herë sa të jetë e nevojshme./Bota.al


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page