top of page
123.jpg

Vërtetohet shkencërisht: Duhanpirësit nuk janë joshës!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 29, 2017
  • 1 min read

Është vërtetuar shkencërisht se duhanpirësit janë më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan. Studimi është kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, me rreth 500 të anketuar.

Dy ishin qëllimet kryesore të këtij projekti shkencor: që të zbulohej nëse është e mundur të kuptohet që dikush pi duhan, vetëm duke e parë në fytyrë dhe a e bën duhanpirja më joshës një person?

Studiuesit tregojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë apo mjedisin ku është rritur.

Prandaj, në mënyrë që të arrihen rezultate të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakët identikë, të cilët përveç ngjashmërisë gjenetike kishin jetuar edhe në të njëjtat mjedise fizike.

Rezultoi se 70% e të anketuarve e kishin kuptuar se cili ishte duhanpirës, vetëm duke i parë njerëzit.

Po ashtu shumica e femrave por edhe e meshkujve, kishin zgjedhur si më joshës ata që nuk pinin duhan.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page