top of page
123.jpg

Ky papagall këndon zilen e iPhone kur zemërohet (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 2, 2018
  • 1 min read

Një papagall di në mënyrë të saktë se si të tërheqë vëmendjen e pronarit të tij: duke imituar iPhonen.

Ben Pluimer në faqen e videove “Vimeo” ka publikuar një video në të cilën shihet se si papagalli i tij e rikrijon zilen klasike të iPhone.

“Kur papagalli im zemërohet, këndon zilen e Apple”, ishte mbishkrimi i videos.

Sipas Pluimerit, papagalli zakonisht zemërohet kur njerëzit e tij janë duke lidhur lidhëset e këpucëve dhe po bëhen gati që të dalin jashtë shtëpisë.

Në një moment gjatë videos, zilja reale e Apple lëshohet menjëherë pasi këndoi zogu. Aq shumë ngjashëm e këndon ky papagall, saqë mund t’ju hutojë nëse gjendeni në dhomën tjetër.


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page