top of page
123.jpg

Bitcoin mund të integrohet në Facebook, paralajmëron Zuckerberg

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 4, 2018
  • 1 min read

Teknologjia që po fuqizon tregun e valutave digjitale mund të përmirësojë Facebookun në të ardhmen, ka thënë themeluesi i këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg.

Si pjesë e vendosmërisë për të përmirësuar rrjetin social në vitin 2018, Zuckerberg ka thënë se do të shikojë përdorimin e kësaj teknologjie të re për të ndalur centralizimin në Facebook.

Një nga këto teknologji do të jetë Bitcoini, sipas Zuckerbergut. Ai në një postim në Facebook ka thënë se interneti po kontrollohet nga pak kompani të mëdha, përfshirë edhe kompaninë e tij. Kjo, sipas tij, është në kundërshtim me vizionin e njerëzve për internetin.

“Shumë prej nesh shfrytëzojmë teknologjinë sepse besojmë se është forcë decentralizuese që vendos më shumë fuqi në duart e njerëzve. Në vitet ‘90 dhe 2000, shumica e njerëzve besonin se teknologjia do të ishte forcë decentralizuese”, ka shkruar ai. “Por sot, shumë njerëz e kanë humbur besimin në këtë premtim. Me rritjen e një numri të vogël të kompanive të mëdha – dhe qeverive që përdorin teknologjinë për të shikuar njerëzit e tyre – shumë njerëz besojnë se teknologjia vetëm po centralizon fuqinë dhe jo që e shpërndan atë”.

“Ka pak trende të rëndësishme që po e kundërsulmojnë këtë trend – si enkriptimi dhe kriptovalutat – që e marrin fuqinë nga sistemet e centralizuara dhe po e shpërndajnë në duart e njerëzve. Por ato po vijnë me rrezikun e të qenit vështirë të kontrolluara. Jam i interesuar të studioj aspektet pozitive dhe negative të këtyre teknologjive dhe se si t’i përdorim më së miri në shërbimet tona”, ka shkruar ai.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page