top of page
123.jpg

Çdo e katërta grua vuan nga ndonjë sëmundje mendore gjatë shtatzënisë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 5, 2018
  • 1 min read

Një studim nga Londra tregon se çdo e katërta grua shtatzënë ballafaqohet me ndonjë sëmundje mendore. Ky është studimi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka ekzaminuar problemet e shëndetit mendor të grave shtatzëna.

Statistikat janë më të larta se ç’ishte menduar më parë, ku shumica e fokusit për këto probleme ishte vënë pas lindjes, transmeton Telegrafi.

Supozimet se gratë shtatzëna janë të mbrojtura nga problemet e shëndetit mendor janë rrjedhimisht të pasakta dhe me shumë mundësi i dëmtojnë gratë të cilat nuk janë të paralajmëruara për sëmundjet me të cilat mund të ballafaqohen.

Studimi ka zbuluar se nga 15% e grave të ekzaminuara, 11% kishin pasur depresion dhe 2% kishin vuajtur nga çrregullimet e ushqimit.

Përderisa këto figura janë brengosëse, hulumtuesit nuk i kanë pyetur ato për përvojat e mëparshme me problemet mendore, prandaj disa nga këto gra mund të kenë pasur probleme për një kohë të gjatë me ankth dhe depresion.

Përjetimi i problemeve mendore gjatë shtatzënisë jo vetëm se mund të ketë ndikime te gruaja, por edhe te vetë shtatzënia – si pasojë e kësaj, edhe te fëmija.

Hormonet e stresit, siç është kortizoli dhe adrenalina, është zbuluar se kanë ndikim në zhvillimin e bebes, dhe mund të shkaktojnë probleme më vonë në jetën akademike dhe emocionale të një personi.


Коментарі


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page