top of page
123.jpg

Inagurohet ura detare më e gjatë në botë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 10, 2018
  • 1 min read

U përdor çelik sa për 60 Kulla Eiffel Në ditën e fundit të 2017, Kina festoi perfundimin e urës detare më të gjatë në botë me një shfaqje spektakolare të fishekzjarreve.

Ura Hong Kong-Zhuhai-Macau shtrihet 54.7 km mbi ujë dhe ndërtimi i saj ka kushtuar 12 miliard dollarë. Ajo lidh Hong Kongun, Makaun dhe Zhuhain, tre nga qytetet më të rëndësishme dhe më të begatë të Kinës.

Sipas Daily People janë dashur 14 vjet për planifikim dhe ndërtimin e kësaj strukture gjigande.

Frank Chan, Sekretari për Transport dhe Strehim i Hong Kong-ut tha se ura u ndërtua nga tre qeveri të ndryshme, kështu që ajo mund të hapet vetëm kur të gjitha palët të jenë gati.

Chan tha se dita e saktë e hapjes së urës varet nga vendimi i qeverisë qendrore të Kinës. Pjesa më e madhe e urës Hong Kong-Zhuhai-Macau u përfundua në korrik. Ajo gjithashtu përfshin një tunel, i cili shkon nën grykëderdhjen e lumit Pearl midis tre qyteteve. Tuneli ndodhet 40 metra (25 milje) nën nivelin e detit dhe ka 6,7 kilometra gjatësi.

Thuhet se është tuneli më i gjatë nënujor në botë. Struktura masive pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Hong Kongu në Zhuhai nga aktualisht tre orë në 30 minuta. Punëtorët përdorën 420,000 ton çeliku për të ndërtuar urën, e cila do të ishte e mjaftueshme për të ndërtuar 60 Kulla Eiffel.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page