top of page
123.jpg

Vogëlushi shkon në shkollë me vonesë, mësuesja shpërndan foton që po thyen rrjetin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 10, 2018
  • 1 min read

Një fotografi e një të mituri që shkon me vonesë në klasë është bërë virale në internet që prej ditës së djeshme. Djaloshi i cili është nxënës i klasës së tretë në provincën Yunnan, Kinë, udhëtoi si çdo ditë, plot 4.5 kilometra për të shkuar në shkollë.

Por i ftohti dhe bora që binte përjashta bënë që okët dhe vetullat e tij të ngrinin dhe të merrnin ngjyrën e bardhë të dëborës, Kaq ka mjaftua që shokët e tij të klasës të qeshnin dhe mësuesja i bëri një foto të miturit. Ajo ia dërgoi foton drejtorit dhe për arsye ende të panjohura u shpërnda në internet, për të shkaktuar më pas “tërmet” në rrjet.

Vogëlushi kishte sfiduar temperaturat e ulëta dhe nuk kishte veshur rroba të mjaftueshme për ta mbajtur ngrohtë. Drejtori i shkollës tregoi se prindërit e të miturit kanë emigruar në një qytet të madh për shkak të kushteve të këqija ekonomike, megjithatë djaloshi nuk le asnjë orë mësimi duke udhëtuar çdo ditë një orë në këmbë.

Drejtori tha:

Ai është kaq i lezetshëm dhe i ëmbël. Ndonëse shokët e klasës qeshën me të, ai nxori fytyrën e bukur dhe buzëqeshi para tyre.”

Fotot e publikuara tregojnë duart e të miturit që kanë marrë plagë nga i ftohti. Pas publikimit të pamjeve, reagimet kanë qenë të shumta dhe shumë kinezë janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar ekonomikisht djaloshin.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page