top of page
123.jpg

Gjithnjë e më shumë të sëmurë nga tumori i veshit: Simptoma e parë e kancerit të rrezikshëm!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 12, 2018
  • 1 min read

Shpeshtësia e kësaj sëmundjeje po bëhet gjithnjë e më e madhe. Dhembja e veshit mund të jetë shenja e parë që tregon se në pjesën e veshit po zhvillohet tumori malinj.

Pra, këto janë simptomat të cilat e tregojnë këtë sëmundje të rrezikshme.

Numri i të sëmurëve nga kanceri i veshit po shtohet në gjithë botën, ndërkaq kjo sëmundje mund të përfshijë cilëndo nga këto tri pjesë të veshit: pjesën e brendshme, të mesme dhe të jashtme, transmeton Telegrafi.

Simptomat dallohen varësisht nga pjesa e veshit në të cilën tumori zhvillohet, mirëpo shenjat të cilat kryesisht shfaqen në të tri rastet janë humbja e të dëgjuarit dhe dhembja e veshit.

Gjithashtu, simptomat mund të jenë edhe dhembja e veshit të jashtëm, dhembja e kokës, marramendja dhe zukatja e veshëve.

Te disa pacientë shfaqet edhe ënjtja e nyjave limfatike në qafë. Shfaqja e tumorit mund të përcaktohet vetëm me biopsi, ndërsa sëmundja shërohet me operacion, duke eliminuar kanalin e veshit, me radioterapi apo me kimioterapi


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page