top of page
123.jpg

Njihuni me superfuqitë e sodës së bukës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 16, 2018
  • 1 min read

Soda e bukës është i besuari juaj kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve.

Mund të përdorni atë: Për të hequr rrathët e zinj poshtë syve: Receta është shumë e thjeshtë. Ju nevojiten 1 lugë çaji sodë buke dhe një filxhan çaji ujë i ngrohtë. Përzieni dy elementët së bashku dhe me anë të një pambuku vendoseni përzierjen nën sy. Lëreni maskën të veprojë për 15 minuta.

Më pas shpërlajini sytë me ujë të vakët dhe vendosni një krem hidratues. Kjo maskë këshillohet të përdoret 1 herë në javë. Për të luftuar aknet dhe puçrrat, si dhe për të parandaluar irritimin e lëkurës pasi të jeni rruar. Soda e bukës mund të përdoret gjithashtue dhe si pastrues për fytyrën dhe trupin dhe për të larguar toksinat nga lëkura.

Përgatisni një deodorant:

Shumica e deodoranteve përmbajnë sodë buke (sodium bikarbonate). Përzieni 1/8 lugë çaji sodë buke me ¼ lugë çaji ujë. Aplikojeni pastën në lëkurë dhe i thoni lamtumirë djersitjes. Për të larë flokët pa shampo.

Përzieni ¼ sodë buke me ¾ ujë.

Aplikojeni masën e krijuar nga rrënjët deri tek maja dhe lëreni të veprojë për 3 minuta, pastaj lajeni kokën me ujë të ngrohtë.

Masa e përgatitur do të rigjenerojë flokët, ju jep shkëlqim dhe parandalon formimin e zbokthit.Për të zbardhur pjesën poshtë krahëve dhe zbutur lëkurën tek gjunjët dhe bërrylat: Merrni një lugë gjelle sodë buke dhe përzieni me 1 gotë qumësht. Aplikojeni përzierjen në zonat e errëta dhe masazhojeni në lëvizje rrethore. Përsëriteni këtë procedurë 2 herë në ditë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page