top of page
123.jpg

Recetë e thjeshtë për të fituar një lëkurë të ndritshme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 16, 2018
  • 1 min read

Sigurisht, lëkura është pjesa më e rëndësishme e trupit.

Secili nga ne dëshiron të ketë lëkurë të mirë, të butë dhe të shndëritshme, por është e vështirë që lëkura të mbahet e pastër dhe e shëndetshme, pasi gjatë tërë kohës ekspozohet ndaj pluhurave dhe gjërave të ngjashme, transmeton lajmi.net

Përbërësit që ju duhen për të përgaditur një recetë të mahnitshme për zbardhjen e lëkurës, për të pasur një lëkurë të përsosur dhe të panjollosur i gjeni më poshtë:

Një banane e pjekur Një lugë çaji mjaltë organik Një lugë çaji me lëng limoni të freskët

Ja çfarë duhet të bëni për ta përgatitur masën:

1. Së pari të marrni bananen dhe ta qëroni. Pastaj me ndihmën e ndonjë luge ose piruni ta bëni në formë paste. 2. Shtoni një lugë çaji mjaltë organik dhe një lugë çaji lëng limoni të freskët në bananën e shndërruar në pastë dhe përzijeni mirë. 3. Para se ta aplikoni masën, pastroni fytyrën tuaj mirë – dhe pasi ta aplikoni masën, masazhoni për pesë minuta për të vazhduar me aplikimin e shtresës së dytë të masës në mënyrë që përbërësit të hynë në poret e lëkurës e kështu mbajeni për 20 minuta. 4. Pas 20 minutash, lajeni fytyrën me ujë të temperaturës normale.

Bananja përmban kalium, vitaminë C dhe vitaminë E, që ndihmojnë të keni lëkurë të butë dhe të shndëritshme.


Commenti


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page