top of page
123.jpg

Shi, breshër e borë – Gjatë fundjavës temperaturat arrijnë në -12

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 17, 2018
  • 2 min read

Reshjet e shiut dhe të dëborës të rëna në masë të lartë dy ditët e fundit do të përfundojnë sot në mbrëmje. Kështu parashikojnë, sipnotikanët e Metoalb.

Në një postim në faqen zyrtare ata shkruajnë se edhe pse reshjet do të pushojnë temperaturat do të jenë shumë të ulta sa do të arrijnë velerat -12 gradë celcius.

Parashikimi i plotë:

Moti në vijim: mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëborë në zonat malore deri vonë në mbrëmje kur pritet kthjellim gradual i motit në Veri dhe qendër por zonat Jugore-Juglindore pritet të kthjellohen pas mesnatës. Dita e enjte do të jetë e kthjellët por e ftohtë ndërsa sërisht e premtja sjell vranësira në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje shiu e dëbore në Veri-Verilindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore,panorama.

Tabloja Termike: sot paraqet vlera të larta deri vonë në mbrëmje kur fillon rënia e temperaturave duke kulmuar mëngjesin e së enjtes deri në -5 apo -6°C në zonat malore si edhe zbresin në vlerat 0 – 3°C në zonat bregdetare dhe të ulëta. Edhe mesdita e së enjtes vijon me rënie të temperaturave duke bërë që maksimumet të zbresin në 11 – 12°C por deri në 3°C në zonat Juglindore. Dita e premte sjell rritje me 3 – 4°C të temperaturave në vend por sërisht një pjesë e zonave malore mbeten gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve rreth vlerës 0°C ndërsa mesdita pritet të shënojë maksimalisht 14°C në Jugperëndim të Shqipërisë.

Ditën e sotme do te jete me reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve, bën me dije igjeum. Reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore.

Harta/ Sot shtrëngata shiu, ja qytetet që preken. Kur përmirësohet moti

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 °C / 16 °C në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C në vendet malore: 2 °C / 9 °C

Kur pritet përmirësimi i motit

Meteoalb ben me dije se gjatë orëve të vona të pasdites reshjet zhvendosen pjesërisht në qendër dhe kyresisht në Jug deri orët e para të natës kur moti përmirësohet duke sjellë kthjellime në territor. “Dita e enjte sjell dominim të motit të kthjellët por të ftohtë në gjithë vendin”- njofton Meteoalb.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page