top of page
123.jpg

Dy persona rrezikojnë të vdesin nga gripi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 22, 2018
  • 1 min read

Një 51-vjeçar dhe një 40-vjeçar janë në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një gripi sezonal që ka prekur shumë njerëz në Kosovë.

Të dy këta pacientë gjenden në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive në QKUK.

Në një prononcim për Gazetën Express, drejtori i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani ka thënë se dy pacientë janë në gjendje të rëndë nga gripi sezonal.

“Dy pacientë kanë qenë në gjendje shëndetësore më të rënduar. Por, gjendja e tyre shëndetësore është në përmirësim, ani se të njëjtët gjenden në mjekimin intensiv. Por, gjatë këtyre ditëve gjendja e tyre po shënon një trend të përmirësimit intensiv. Ata kanë qenë në rrezik për jetën dhe janë trajtuar me terapi emergjente”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, nga këto 20 raste ambulatore të pacientëve me grip, 10 kanë qenë fëmijë të cilët kanë marrë trajtimin e duhur. Doktori Hamdi Ramadani shpjegon edhe për simptomat e gripit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page