top of page
123.jpg

Parashikimi i motit në ditët vijuese në Kosovë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 22, 2018
  • 1 min read

Fillimi i javës më ftohtë, me shi dhe borë.

22-23.01 – Në fillim të javës mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell, vende-vende nuk përjashtohet mundësia edhe për reshje të dobëta bore.

24.01 – Mot kryesisht me diell.

Edhe pse ditëve të fundjavës kemi pasur mot të ndryshueshëm, me reshje shiu dhe bore, kushtet meteorologjike nuk do të jenë të favorshme sa i përket kualitetit të ajri, vlerat ditore të AQI do të mbeten rreth vlerave mesatare, e në raste mund të shkojnë edhe në vlera të pashëndetshme për grupe të ndjeshme.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie, me minimale që do të luhaten nga -3C deri në +1C, e maksimale deri në 3C.(Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë )

Në ditët e para të javës së ardhshme minimalet do të zbresin deri në -5C, e maksimalet do të rriten nga 1C deri në 5C.

Era do të fryejë mesatarisht nga drejtime të ndryshme 3-5m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale, e gjatë javës së ardhshme do të shënojë rritje lartë mbi këto vlera.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page