top of page
123.jpg

Eksperti i Wall Street: Së shpejti do të fillojë rënia e bitcoin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 23, 2018
  • 1 min read

Veteran i Wall Street-it, Peter Boockvar, parashikon se një përplasje epike do të godasë tregun e kriptovalutave.

Ai nuk është i sigurt nëse rënia do të jetë e shpejtë apo e ngadaltë, por ai thotë se do të vjen.

“Kur diçka shkon në mënyrë parabolike, ajo zakonisht përfundon aty ku fillon parabola”, u shpreh ai për CNBC, përcjell Telegrafi.

Boockvar pretendon se Bitcoin është në rrezik të rënies prej 90 për qind nga nivelet aktuale, duke e quajtur atë një flluskë klasike.

“Nuk do të habitem nëse gjatë vitit të ardhshëm vlera e Bitcoin do të zbres në 1,000 deri në 3,000 dollarë”, shtoi ai.

Boockvar rënien e sheh që vjen në të njëjtën kohë kur normat e interesit rriten në të gjithë globin.

Ai fajëson bankat qendrore, duke përfshirë edhe ‘Federal Reserve’ për manipulimin e kriptomonedhave për shkak të politikave të tyre që janë projektuar për të lehtësuar efektet e krizës botërore financiare.

Ai pretendon që qëndrimet e investitorëve ndaj aseteve të rrezikut do të ndryshojnë dhe se tregu i aksioneve mund të shihte dëmtimin e kolateralit, por gjithçka do të bazohej në psikologji – jo në çdo gjë që është e gabuar me ekonominë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page