Rolladë Rafaello
- rilindjashqiptare
- Jan 23, 2018
- 1 min read

Recetë e këndshme pranverore që sigurisht se do ju kënaqë!
Përbërësit për piten:
6 vezë 6 lugë sheqer 6 lugë miell 1 lugë çaji pluhur për pjekurina
Përbërësit për fillin:
1 kese puding vanile 500 ml qumësht 4 lugë sheqer 125 gr margarin 7 lugë kokos
Përgatitja:
Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe i rrahim veq e veq me nga 3 lugë sheqer. Pastaj i bashkojmë dhe ua shtojmë përbërësit e tjerë. Përziejmë mirë dhe e qesim në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme.
E pjekim në temperaturë 180*C rreth 15 minuta.Kur të pjeket e mbështjellim me një leckë të lagur dhe e lejmë anash që të ftohet.
Në ndërkohë përgatisim fillin:
Ziejmë pudingun me qumësht dhe sheqer si çdo puding tjetër.Pastaj i shtojmë margarinën dhe kokosin.Përziejmë mirë dhe me këtë e lyejmë rolatën.
Këshillë: Mund ta dekoroni me vishnje ose me banane.
Ju bëftë mirë!
コメント