top of page
123.jpg

Britania mund të ndërmarrë masa kundër kriptovalutave

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 26, 2018
  • 1 min read

"Mund të nevojitet ndërmarrje masash kundër formave të përdorimit dhe përdorimit të tyre nga ana e kriminelëve", tha May, duke theksuar se do t'i shikojnë në mënyrë serioze fushat si ajo e kriptovalutave.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, paralajmëroi se vendi mund të ndërmarrë masa ndaj kriptovalutave, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mund të nevojitet ndërmarrje masash kundër formave të përdorimit dhe përdorimit të tyre nga ana e kriminelëve”, tha May në një reportazh për Bloomberg TV, duke theksuar se do t’i shikojnë në mënyrë serioze fushat si ajo e kriptovalutave.

Ndërkaq, duke folur në lidhje me rritjen e vlerës së kriptovalutës Bitcoin, May tha se kjo është një çështje të cilën duhet ta shikojnë.

Pohohet se paratë digjitale prej kohësh përdoren në aktivitete ilegale, përfshirë trafikimin ndërkombëtar të drogës, për arsye se, siç thuhet, vështirësitë në ndjekjen e transaksioneve ka lehtësuar kryerjen e këtyre aktiviteteve.


댓글


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page