top of page
123.jpg

Parashikimi i motit për fundjavë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 26, 2018
  • 1 min read

Moti do të na surprizojë këtë fundjavë, pasi reshjet nuk duken në horizont dhe siç duket do të kemi vetëm diell.

“Meteoalb” bën me dije se mëngjesi do të jetë pak problematik, ku temperaturat do të jenë -2 gradë Celsius, ndërsa mesdita dhe pasditja sjell një rritje temperaturash.

Temperatura maksimale parashikohet të arrijë në 17 gradë Celsius.

Parashikimi për fundjavën:

E shtuna paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në gjithë territorin.

E diela, vijon me kthjellime dhe vranësira gjatë pjesës së parë të ditës por pasditja zhvendos vranësirat gradualisht drejt Lindjes duke u lënë vend kthjellimeve, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperatura me rritje të lehta gjatë mëngjeseve, më e ndjeshme rritja pritet në vlerat termike të mesditës; temperaturat gjatë fundjavës do të luhaten nga – 2°C në 16 APO 17°C.


Комментарии


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page