top of page
123.jpg

Sekreti i përsosur i verës së zier: Vetëm një erëz e bën dallimin!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 28, 2018
  • 1 min read

Kënaqësi e veçantë është të shëtitës nëpër këtë të ftohtë dhe të pastaj të ndalesh dhe të pish një gotë vere te mrekullueshme të zier.

Ekzistojnë shumë variacione në temën lidhur me verën e zier, mirëpo receta themelore do të duket përafërsisht kështu:

Përbërësit: 1 paketë të vogël lëvore kanelle, 1 litër verë të kuqe, 7 xhenxhefila, 150 deri në 200 mililitra ujë, 5 deri në 7 lugë sheqer, sipas dëshirës lëvore portokalli.

Përgatitja: Në ujë treteni sheqerin, shtoni kanellën dhe xhenxhefilin dhe zieni përafërsisht derisa të avullohet gjysma e ujit. Qitni verën dhe nxeheni derisa të vlojë. Lëngun, verën e zier, shërbejeni në filxhanë të ngrohtë apo në gota me dorezë metali.

Përbërësi sekret: Nëse dëshironi që vera e zier të marrë aromë të veçantë, në të qitni disa kokrra piper të zi dhe zieni me erëzat e tjera. Piperi i zi do t’ju shërbejë edhe nëse nuk keni xhenxhefil.

Gjithashtu, me rastin e shërbimit, në filxhan qitni një fetë portokalli – do t’i japë verës shije të veçantë. Aq më parë nëse ajo pije është bërë në mënyrë të përsosur, atëherë mund të themi që ngroh edhe shpirtin edhe trupin, transmeton Telegrafi.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page