Facebook tash e tutje do t’i favorizojë lajmet lokale
- rilindjashqiptare
- Jan 29, 2018
- 1 min read

Facebook thotë se është duke e ndryshuar mënyrën se si shërbimi i tij i lajmeve funksionon, duke u fokusuar në burimet e lajmeve lokale në përpjekjen e rrjetit social për të sjellë “përmbajtje të kualitetit të lartë”.
“Lajmet lokale na ndihmojnë që t’i kuptojmë problemet që kanë rëndësi në komunitetet tona”, shpjegoi shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg në faqen e tij të hënën.
Përditësimi do të aplikohet menjëherë në SHBA, pasi të lëshohet më gjerësisht, transmeton Gazeta Express.
Ky ndryshim vjen pas njoftimit që Facebook e bëri disa javë më parë, ku tha se po i bën postimet nga bizneset, brendet dhe mediat më pak të dukshme në faqen e të rejave.
“Duke filluar nga sot, ne do t’ju shfaqim më shumë storje nga burimet e lajmeve në qytetin tuaj lokal”, tha Zuckerberg në postimin e tij.
“Nëse e ndiqni një publikues lokal ose nëse dikush shpërndanë një storje lokale, mund të shfaqet më lartë në News Feed”, shtoi ai.
Zuckerberg tha se përdoruesit e Facebook që janë njoftuar rreth asaj se çfarë po ndodh në komunitetin e tyre, do të jenë në gjendje që të përfshihen më shumë dhe “të bëjnë ndryshimin”.
Ai shtoi se ndryshimet janë pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të shfaqur më shumë lajme “të besueshme dhe të kualitetit të lartë”.
Comments