top of page
123.jpg

Nuk po humbni peshë edhe pse jeni në dietë! Ja pse?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 30, 2018
  • 1 min read

Po vuani për të humbur peshë? Jeni në dietë por kilogramët nuk po ikin.

Atëherë ju duhet të shikoni se çfarë po pini.

Nëse pini “lëngje më sheqer” atëherë duhet të dini se brenda tyre ekzistojnë qindra kalori që nuk ju lënë që të humbni kilogramët.

Një ekspert i ka thënë Daily Mail se rreziku që nga lëngjet të fitoni peshë është i madh.

Lëngjet më përmbajtje panxhari, karotë dhe molle kanë në përmbajtje më shumë se 30 gram sheqer.

Sasia e madhe e sheqerit mund të këtë ndikim të madh edhe tek diabetiket dhe para diabetikët, transmeton GazetaExpress.

Lëngjet janë një mënyrë e mirë për të konsumuar më shumë fruta dhe perime, por po ashtu ato kanë qindra kalori, kështu që kemi të bëjmë me një dietë të shëndetshme që nuk na dobëson, përkundrazi.

Sipas ekspertit shumë të famshëm dhe ekspert të fitnesit i japin kredit lëngjeve për humbje peshë, po këto “shpikje” të shëndetshme kanë shumë pak vlera ushqyese dhe shumë sheqer.

Studimet thonë se lëngjet kanë shumë përparësi tjera, e para është se ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por mundësia për të qenë obezë kur merrni vazhdimisht rritet pasi që kemi të bëjmë me materie antioksidante.

Megjithatë, ekspertët thonë se rreziku për të peshuar më shumë është pare tek disa persona.

Andaj, kur jeni në dietë sipas ekspertëve të Daily Mail bëni lëngjet vetë me aparat por mos blini të atilla që janë të ambalazhuara.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page