top of page
123.jpg

Rikthehet bora në Kosovë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 1, 2018
  • 1 min read

Ditëve në vijim vranësirat do të shtohen, në fundjavë shi dhe borë.

Ditëve të para të muajit shkurt do të kemi ndryshim të kushteve meteorologjike, ku nga Atlantiku një turbullirë do të depërtojë mbi Itali, e ditëve të fundjavës edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellë mundësi për reshje shiu dhe bore. Ndërkohë depërtimi i rrymave të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të vazhdojë të mbajë temperaturat mbi vlera mesatare.

1.02- Pas mëngjesit me mjegull në ultësira, gjatë ditës mot me vranësira dhe intervale me diell.

2.02 – Mot i butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

3.02-4.02 – Të shtunën mot kryesisht me vranësira dhe erë, kohë pas kohe me reshje lokale shiu, që më vonë gjatë natës do të shndërrohen në borë, dhe do të vazhdojnë deri të dielen paradite. Të dielën mot i ftohtë, kryesisht me vranësira.

5.02 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët.

Me ndryshimin e kushteve meteorologjike, me afrimin e turbullirës nga Atlantiku, do të kemi qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, që do të mundësojë edhe përmirësimin e kualitetit të ajrit dhe rënie të vlerave ditore të indeksit AQI nga të pashëndetshme në mesatare.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 3C, e ato maksimale nga 9C deri në 11C. Në ultësira ku mund të ketë mjegull ditën e enjte minimalet mund të zbresin deri në -8C.

Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme 6-10m/s, me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page