top of page
123.jpg

Nuk do besoni sa shumë automjete ka Zvicra

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 3, 2018
  • 1 min read

Në vitin 2017, për herë të parë në Zvicër janë regjistruar më shumë se 6 milionë automjete të motorizuara. Kjo ishte raportuar nga Zyra Statistikore Federale (BfS).

Në krye janë automjetet e mallrave, regjistrimet e të cilave arrijnë rekord.

Në rastin e automjeteve të pasagjerëve, sidomos automjetet disel është regjistruar një rritje e vogël.

Pothuajse 10 për qind më pak makina të reja dizel janë tregtuar në Zvicër në 2017, 9.4 për qind për të qenë të saktë. Në anën tjetër, është rritur numri i automjeteve me benzinë ​​(+ 2.8%) dhe ai i makinave hibride dhe elektrike (respektivisht + 11.9% dhe + 39.8%).

Në total, më shumë se 6 milionë makina të motorizuara janë regjistruar në Zvicër në vitin 2017:

afërsisht 6,053,000 njësi, shifra e vitit të kaluar u tejkalua me 1,2 për qind ose 73,000 automjete.

Flota e automjeteve është rritur kështu me më shumë se 1 milion automjete brenda 12 viteve.

Nëse të gjitha këto makina do të mblidheshin në një vend të vetëm me fusha të parkuara në një varg të ngushtë, do të arrinin sipërfaqen prej 57 kilometrave katrorë, që do të ishte më e madhe se ajo e liqenit Thun (48 km2), shkruan albinfo.ch.

Grupi më i madh i automjeteve pas makinave të pasagjerëve janë motoçikletat, nga të cilat në vitin 2017 janë regjistruar saktësisht 729,149 njësi. Kjo është 1.2 për qind më shumë se një vit më parë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page