top of page
123.jpg

Studimi: Ky është fruti që vret qelizat kancerogjene

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 3, 2018
  • 1 min read

Në zbulimin, i cili mund të ketë rëndësi të madhe për fushën mjeksore, shkencëtarët kanë gjetur armikun e fuqishëm natyral kundër kancerit.

Bëhet fjalë për një zbulim të rëndësishëm, thonë shkencëtarët, të cilët treguan se kokrrat e kuqe në afërsi të Kuinslend në Australi vrasin qelizat e kancerit shumë shpejt, shkruan Diply.

Bëhet fjalë për pemën Bushwood Hylandia Dockrilli.

Ekipi i drejtuar nga mjeku Glen Boyl konsideron se ka ardhur deri te zbulimi shokues, i cili mund të shpëtojë me miliona njerëz.

Shkencëtarët nga Instituti për kërkime medicinale Berghofer me sukses kanë izoluar përbërjen e kokrrës së kuqe, e cila vret kancerin dhe dëshmuan se ka veprim të fuqishëm në tumoret e kokës, qafës, gjirit, zorrës, prostatës, si dhe melanomën.

Kjo lloj peme, specifike për shkretëtirën australiane, përmban kompozimin kimik të quajtur EBC-46, i cili është testuar në një numër të madh kafshësh me lloje të ndryshme të tumoreve.

Deri më tash ndikimi i saj është konfirmuar në më shumë se 300 mace, qenë dhe kuaj. Përbërja gjendet në fara, ndërsa procesi i ekstraktimit dhe pastrimit të vetë kompozimit është shumë i komplikuar.

Është konfirmuar se pas shërimit, janë zhdukur rreth 75 për qind e tumoreve dhe kanceri nuk është rikthyer.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page