top of page
123.jpg

Dimri rikthehet javën e ardhshme këto do të jenë temperaturat

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 4, 2018
  • 1 min read

Sipas parashikimeve të Prishtina Weather, gjatë ditëve të ardhshme do mbajë mot me shi dhe erë, borë kryesisht në vise malore.

Sot do të mbajë mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë.

Më datën 5, mot me vransira dhe intervale me diell. Të martën mbrëma vransirat do të shtohen, vende-vende priten edhe reshje shiu.

Më datën 7, mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Ndërsa nga 8 shkurti, pritet të jetë më ftohtë dhe do zbresin temperaturat edhe më shumë.

Me kalimin e fushave të ulëta barike mbi rajon, do të fryejnë erëra më të fuqishme, që do të ndihmojnë në përmirësimin e kualitetit të ajrit, derisa vlerat ditore të AQI do të zbresin edhe në vlera të mira. Por ditën e hënë me rënien e intenzitetit të erërave, AQI do fillojë të rritet në vlera mesatare dhe të pashëndeteshme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë por do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në -5C, e ato maksimale nga 6C deri në 12C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme 6-10m/s, me hove deri në 17m/s. Shtypja atmosferike të shtunën do të zbres thellë nën vlera normale, e më pas gradualisht në rritje.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page