Emërohet katër anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP-së
- rilindjashqiptare
- Feb 7, 2018
- 1 min read

Ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi emëron anëtarët e rinj në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka emëruar anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Anëtarët e rinj të këtij Këshillit janë Ardiana Bunjaku, Drita Shoshi, Laura Kryeziu, Fadil Osmani.
Sipas ministrit, ky vendim është marrë me qëllim të funksionalizimit të Këshillit Drejtues të UP.
Në këtë drejtim, Ministria thotë se, gjatë emërimit të këtyre anëtarëve, është kujdesur edhe për kuotën gjinore që obligohen me ligj.
“Me këtë vendim, MAShT ka dashur të rrisë 50% të kuotës gjinore, që na obligon Ligji për barazi gjinore, madje është tejkaluar kjo përqindje, dhe tani do të kemi rreth 70% femra anëtare në Këshillin Drejtues të UP “Hasan Prishtina”, që emërohen me vendim të ministrit”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.
Comentarios