top of page
123.jpg

Bytyqi: Shkaktari i renditjes së thellë në PISA mund të jetë modeli i mësimdhënies

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 8, 2018
  • 1 min read

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se renditja e fundit në Testin PISA, nuk i bën nder Kosovës.

Prandaj ai ka thënë se duhet shikuar se cili ka qenë shkaktari i renditjes aq të thellë, duke shikuar modelin e mësimdhënies.

“Kur analizojmë, shohim që të rinjtë që kanë mundësinë e largimit nga vendi tregojnë rezultate të jashtëzakonshme, prandaj është pikëpyetje se është modeli apo çfarë që nuk po përshtatet”.

“Kemi zgjedh një rrugë të mirë të një modeli të ri”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Bytyqi ka thënë se në PISA problemi i nxënësve kosovarë ka qenë se nuk kanë qenë të gatshëm që të japin analiza logjike.

Dhe këtu sipas tij faji mund të jetë të metodat e mësimdhënies dhe mosangazhimi direkt i mësimdhënësve.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page