Mot i ndryshueshëm, me vransira dhe diell, e nga mesi i javës me shi
- rilindjashqiptare
- Feb 9, 2018
- 1 min read

4.02.2018 - Pas kalimit të frontit të ftohtë mbi rajon, në ditët e para të javës fusha të presionit të lartë me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të shtrihen mbi rajon duke sjellur mot më të ftohtë me vransira dhe intervale me diell. Nga mesi i javës, një vorbull ciklonike nga Mesdheu do të kalojë mbi rajon, ku do të kushtëzojë mot kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu.
Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht me vransira, vende-vende priten riga lokale shiu, e që në mbrëmje në disa pjesë të vendit mund të përzien edhe me borë.
5.02-6.02 - Mot me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica.
7.02-9.02 - Mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
Fushat e presionit të lartë që do të shtrihen mbi rajon, nuk do të jenë mjaft të favorshme për rrymime ajrore, ndaj edhe ditëve të para të javës vlerat ditore të AQI do të rriten në mesatare, me tendencë që të kalojnë edhe në të pashëndetshme.
Temperaturat e ajrit në ditët e para të javës do të pësojnë rënie të lehtë por do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 2C, e ato maksimale nga 6C deri në 10C.
Në ditët e para të javës era do të fryejë lehtë nga verilindja 1-2m/s, e nga mesi i javës mesatarisht e fuqishme nga juglindja-jugperëndimi 5-13m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie.

Comments