Realizuan një foto të ditëlindjes, por tronditen të gjithë kur e publikuan atë (Foto)
- rilindjashqiptare
- Feb 9, 2018
- 1 min read

Një familje, e cila ka pohuar se e kanë ndarë shtëpinë e vet me një fantazmë, është lënë e tmerruar pasi që e ka kapur në kamerë fantazmën.
Sally Watts ka thënë se është tronditur pasi që e ka parë një fantazmë në figurë të një fëmije duke qëndruara prapa saj në një fotografi të shkrepur për ditëlindjen e të bijës së saj, Charlotte, para tri viteve, transmeton Express.
Sally, nënë e pesë fëmijëve, pohon se fantazma mund të jetë ndonjë shpirt që ka jetuar me familjen e saj për 12 vite në shtëpinë e tyre të vjetër.
“Ne dolëm me një tortë në dorë dhe Charlotte qëndroi anashpër ta bërë fotografinë,” ka thënë Sally nga veriu i Uellsit.
Po ashtu, ajo ka rrëfyer për momentin kur e kanë vërejtur fantazmën në fotografi.
“Charlotte dhe unë po i shikonim fotografitë më vonë dhe pastaj unë e vërejta një fantazmë në formë të fëmijës pas meje. U tmerrova,” ka thënë ajo.



Comments