top of page
123.jpg

Moti për fundjavë: Ja kur do të fillojë të bie borë /FOTO

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 10, 2018
  • 1 min read

Sipas Prishtina Weather, fundjava në vendin tonë do të jetë e ftohtë, më shi dhe borë. Nesër, e shtunë, do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë.

Nga mesdita pritet të fillojnë reshje shiu, që më pas do të shndërrohen në reshje bore, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.

Ndërkaq, të dielën, moti do të jetë i ftohtë, kryesisht i vranët, me reshje të dobëta bore. Deri në mbrëmje reshje pritet të pushojnë.

Të hënën moti po ashtu do të jetë i ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore, shkruan lajmi.net.

Ditëve të fundjavës me kalimin e vorbullës ciklonike nga rajoni, sërish nuk do të mungojë qarkullimi i ajrit që do të mbajë vlerat ditore të AQI në mesatare dhe të mira, por, ditën e hënë, me mungesë të rrymimeve ajrore,​ kohëpaskohe mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit do të zbresin rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale që do të luhaten nga -4C deri në 0C, e ato maksimale nga 2C deri në 5C.

Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme nga veriu-verilindja 4-10m/s, me hove deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page