top of page
123.jpg

Gjatë javës mot me vransira, kryesisht me shi, e në vise malore me borë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 19, 2018
  • 1 min read

Gjatë javës moti do të jetë me vransira, kryesisht me shi, e në vise malore me borë

19.02.2018 - Nga veriu i kontinentit mbi Itali kanë depërtuar fusha të presionit të ulët, që do të mbesin të pranishme edhe ditëve të ardhshme, duke favorizuar mbi rajonin tonë mot kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me të reshura shiu të përziera edhe me borë, e në vise malore vetëm borë.

20.02 - Mot kryesisht i vranët. Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu të përziera edhe me borë.

21.02-23.02 - Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

24.02 - Mot kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu, që pasdite do të shndërrohen edhe në reshje bore. Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë masa të ftohta polare do të depërtojnë mbi rajon duke zbritur temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.

Fushat e presionit të ulët mbi Itali, do të krijojnë kushte për një mot më dinamik në ditët e ardhshme, ndaj edhe qarkullimi ajror nuk do të mungoj. Nën këto kushte vlerat ditore të AQI do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira.

Temperaturat minimale do të jenë mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, nga 0C deri në 2C, ndërsa temperaturat maksimale brenda vlerave mesatare, nga 6C deri në 9C, e në fund të javës do të zbresin në 4C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga lindja-juglindja 3-11m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page