top of page
123.jpg

Finlanda “në hall” se çfarë të bëjë me 2 mijë Bitcoin-ët e konfiskuar

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 21, 2018
  • 1 min read

Autoritetet finlandeze po përpiqen të gjejnë një mënyrë se si të menaxhojnë rreth 2 mijë bitcoin që shteti ka konfiskuar.

Kur kriptovaluta kapi vlerën maksimale në 18 dhjetor 2017, ato vlenin rreth 40 milionë dollarë, por tashmë vlerësohen në rreth 22.8 milionë dollarë.

Qeveria e Finlandës ka publikuar edhe një udhëzues që qartëson mënyrën se si do të trajtohen monedhat.

Së pari ato nuk do të lejohet të ruhen në exchange të valutave virtuale, por do të mbahen larg internetit, në servera apo pajisje që nuk kanë komunikim me botën e jashtme.

Shumica e monedhave janë konfiskuar gjatë disa bastisjeve që autoritetet kanë kryer që prej vitit 2016.

Ndërkohë, nuk jepet një koment mbi mënyrën se si janë ruajtur deri më tani këto kriptovaluta.

Në udhëzim thuhet edhe se autoritetet nuk mund ta trajtojnë Bitcoin apo kriptovalutat e tjera si monedha zyrtare.

Ato janë asete, sipas përkufizimit, ndaj nuk mund të përdoren apo pranohen si mënyra pagese apo investimi.

Rreth 2,000 bitcoin-et e sekuestruara nga shteti do të mund të këmbehen në euro pasi gjykatat të vendosin për përvetësimin e tyre nga shteti.

Shitjet do të bëhen përmes ankandeve publike në vend të shkëmbimeve tregtare, të cilat sipas Thesarit, mund të jenë të pabesueshme. /Shekulli/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page