top of page
123.jpg

Paralajmërohet mot siberian në Kosovë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 21, 2018
  • 1 min read

Temperaturat shumë të ulëta nuk e kanë karakterizuar shpesh këtë dimër në Kosovë. Por, ditët e ardhshme, qytetarët pritet të përjetojnë të ftohtë siberian.

Shumë shpejt, një mot i acartë pritet të mbërthejë Kosovën, teksa vendi parashihet të përballet me temperatura prej deri në minus 12 gradë Celcius.

Sipas parashikimit të meteorologëve, e shtuna që po vjen do të jetë dita e fundit kur termometri nuk do të tregojë temperatura nën zero.

Të dielën, më 25 shkurt, temperatura maksimale nuk pritet të jetë më e lartë se minus 1 gradë Celcius, teksa minimalja parashihet të jetë minus 4 gradë. Meteorologët parashikojnë se këtë ditë do të bjerë edhe borë.

Temperaturat pritet të bien vazhdimisht, gjatë ditëve pasardhëse.

Të hënën, maksimalja pritet të jetë minus 3 gradë Celcius, kurse ajo minimalja minus 7 gradë.

E marta, sipas meteorologëve, pritet të jetë edhe më e ftohtë. Minus 4 gradë parashikohet të jetë temperatura maksimale, ndërsa minus 8 ajo minimale.

Ashpërsia e acarit pritet të ndejehet edhe më shumë, të mërkukën. Temperatura minimale pritet të jetë minus 12 gradë - ndërkaq, ajo maksimale minus 4.

Të ftohtë i ngjashëm parashihet të mbretërojë edhe të enjten. Temperatura maksimale pritet të jetë minus 1 gradë, ndërkaq ajo maksimale përsëri minus 12.

Sipas parashikimit të meteorologëve, e premtja pritet të jetë jo aq e ftohtë sa ditët paraardhëse - temperatura

maksimale parashihet të ngrihet mbi zero, në 3 gradë Celcius. Ndërkaq, temperatura minimale pritet të jetë minus 6 gradë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page