top of page
123.jpg

Eto’o rrëfen historinë e rrallë: I dhashë 4.500 euro një personi në rrugë dhe kur u ktheva…

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 24, 2018
  • 1 min read

Samuel Eto’o ka zbarkuar prej pak ditësh në Turqi për të veshur fanellën e skuadrës së tij të 12-të (Konyaspor) dhe ka qenë protagonist i një intervistë shumë interesante, që është publikuar në faqen e internetit “Abidianshow”.

Gjatë bashkëbisedimit me portalin e Bregut të Fildishtë, ish-sulmuesi i Inter dhe Sampdorias ka zbuluar një anekdotë të veçantë të dhjetë viteve më parë.

“Në atë periudhë kam qenë në Bregun e Fildishtë dhe një ditë, pasi kisha bërë shopping me gruan time, një person kërceu sipër taksisë ku isha unë, – ka rrëfyer Eto’o. – Mendova se donte të më sulmonte dhe u tremba, por ai më qetësoi me mirësjelljen e tij. Dua të të pyes vetëm për një gjë, – më tha, – më pas do të jesh i lirë të thërrasësh policinë, por nuk jam këtu për të të sulmuar”.

“Më shpjegoi se parkonte makinat, se kishte disa projekte dhe ëndrra, por se askush nuk donte ta ndihmonte ekonomikisht, – ka kujtuar Eto’o. – Pasi e dëgjova, i dhashë një cek prej 4.500 eurosh dhe i thashë të këmbenim numrat e telefonit sepse do të kthehesha në Abidjan pas 12 muajsh dhe nëse do ta kishte shumëfishuar shumë që i dhashë do ta ndihmoja me të vërtetë”.

“Dy muaj para se të kthehesha në Bregun e Fildishtë, në 2008-ën, më telefonoi dhe më tha se i kishte shumëfishuar paratë. E takova përsëri në Abidjan dhe më tregoi dyqanin që kishte hapur me vegla pune dhe që e drejtonte vetë. U ndjeva krenar për të, njerëz të tillë të shtyjnë t’i ndihmosh. E ndihmova përsëri dhe ai punësoi 25 të rinj aty”.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page