A ka kush e ndalë Milanin e Gattusos?
- rilindjashqiptare
- Feb 26, 2018
- 1 min read

Milani e ka fituar derbin e javës në Serie A.
‘Rossonerët’ me një shfaqje jashtëzakonisht të bukur, kanë arritur të marrin pikë të plota në udhëtim te Roma, duke i mposhtur 0-2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të.
Përkundur disa rasteve, pjesa e parë përfundoi pa gola (0-0).
Pushimi prej 15 minutave iu bëri mirë lojtarëve të Milanit, që me të nisur pjesa e dytë, shënuan për epërsinë e parë me anë të sulmuesit të ri, Cutrone.
Në minutën e 74’, Milan shënoi edhe golin e dytë për 0-2, përmes Calabria.
Me këtë fitore, Milan numëron 44 pikë duke u renditur në vendin e shtatë, ndërsa Roma me 50 pikë zë vendin e pestë.

Comments