top of page
123.jpg

Zidane ‘përulet’ para CR7: Bëri gjest të jashtëzakonshëm!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 25, 2018
  • 1 min read

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm gjestin e Cristiano Ronaldo-s, i cili vendosi t’ia lërë Karim Benzema-së penalltinë.

Portugezi kishte shënuar dy gola dhe mund të kishte realizuar të tretin kundër Alaves, por ka vendosur të lërë shokun e tij të skuadrës të godasë penalltinë e fituar nga Gareth Bale.

Francezi shënoi dhe Real Madrid e fitoi sfidën me rezultatin 4-0 dhe “BBC” është kthyer të shënojë në të njëjtën ndeshje pas pothuajse dy vitesh.

“Kjo është një skuadër dhe gjesti i Ronaldo-s kundrejt Karim ka qenë një gjë e bukur”, ka thënë Zidane. “Jam i kënaqur. Kemi shënuar katër gola dhe nuk kemi pësuar asnjë”, transmeton telesport.

“Atmosfera brenda skuadrës është shumë e rëndësishme për mua. Kemi kaluar disa momente të vështira, por ky është grupi më mirë në botë. Gjesti i Ronaldo-s ishte i jashtëzakonshëm. Karim bëri një ndeshje të madhe dhe e meritonte golin. Duam që të gjithë lojtarët tanë të jenë në 100% të formës. BBC dhe Lucas Vazquez kanë luajtur shumë mirë”, ka përfunduar Zidane.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page