“Neymar do të luajë ndaj Real Madridit”
- rilindjashqiptare
- Feb 26, 2018
- 1 min read

Skuadra e PSG-së ka fituar mbrëmë ndaj Marseille me rezultatin 3-0.
Mirëpo jo gjithçka shkoi mirë për parisinët, pasi Neymar është lënduar, me ç’rast edhe është larguar nga fusha e blerë, pak minuta para përfundimit të duelit, shkruan GazetaBlic
Sipas mediave botërore, Neymar do të mungojë së paku 3 javë, duke humbur kështu edhe ndeshjen e madhe ndaj Real Madrid.
Mirëpo ish mbrojtësi brazilian, Cafu beson se Neymar do të luajë në ballafaqimin ndaj Real Madrid që zhvillohet pas 8 ditësh.
“Neymar do të luajë, unë shpresoj, dhe nëse ai luan Neymar do të kalojë PSG”, tha fillimisht Cafu.
“Në ndeshjen mes Madridit dhe PSG mund të ndodhë gjithçka, është ndeshje shumë e hapur. Në Champions, Real Madrid është shumë i fortë dhe gjithmonë është një kundërshtar i rrëzikshëm”, përfundoi Cafu.
Comments