top of page
123.jpg

Shqipëri – Norvegji, nis shitja e biletave

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 27, 2018
  • 1 min read

Kështu një biletë në tribunën VIP është 6 mijë lekë të reja, ndërkohë që në tribunat B3, A2 dhe A3 ato do të kushtojnë 4 mijë lekë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë fushatën e re me miqësoren ndaj Norvegjisë, që do të luhet më 26 mars në Elbasan Arena dhe për të gjithë spordashësit ka nisur shitja e biletave.

Federata e futbollit nëpërmjet një njoftimi zyrtar thotës se ka nisur shitja online e biletave, në faqen e internetit të federatës, ndërsa ka zbuluar edhe çmimet e tyre. Kështu një biletë në tribunën VIP është 6 mijë lekë të reja, ndërkohë që në tribunat B3, A2 dhe A3 ato do të kushtojnë 4 mijë lekë.

Më të pranueshme janë çmimet ndërkohë për tribunat B2, B4, A1, A4, që kushtojnë 3 mijë lekë. Gjithashtu janë rezervuar edhe bileta më të lira në tribunat e tjera të stadiumit, që shkojnë nga 700 deri në 300 lekë të reja.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page